SPORTI

Mesazh i fortë për Spallettin: Mos e mbaj Zhegrovën në bankinë

Kosova.Today ·

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti duhet t’i jep më shumë minuta sulmuesit Edon Zhegrova, kështu së paku kanë raportuar mediat e njohura italiane dhe evropiane. Ylli i Kosovës ishte protagonist sërish te “Zonja e Vjetër”, ku asistoi në...

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti duhet t’i jep më shumë minuta sulmuesit Edon Zhegrova, kështu së paku kanë raportuar mediat e njohura italiane dhe evropiane.

Ylli i Kosovës ishte protagonist sërish te “Zonja e Vjetër”, ku asistoi në fitoren 2-0 ndaj Napolit.

Me inkuadrimin e tij në fushë, Zhegrova i dha presion “Napolitanëve”, duke tentuar vazhdimisht driblime dhe harkime, si dhe provoi dy herë të shënonte nga distanca.

Statistikë interesante është që Zhegrova brenda vetëm tre minutave kishte më shumë goditje sesa dy qendërsulmuesit Kolo Muani e Nick Woltmade gjatë tërë sfidës.

Kësisoj, edhe disa nga mediat më të mëdha në Evropë, si “Goal”, “Tuttomercatoweb” e “Corriere Della Sera” i kanë dërguar mesazh Spallettit se Zhegrova meriton më shumë minuta

“Nga një aksion i tij lindi goli për 1-0. U fut në lojë dhe i dha gjallëri skuadrës. Padyshim meriton më shumë hapësirë”, shkroi “Tuttomercatoweb”.

“Freskia dhe energjia e re që bën diferencën”, shtoi “Corriere Della Sera”.

Ndërsa, “Goal” përmendi faktin se si Zhegrova i shtoi probleme skuadrës mysafire.

“I futur në lojë në minutën e 59-të, Zhegrova solli freski dhe më shumë depërtim në sulmin e Juventusit. Rreth minutës së 75-të, ai pati dy goditje radhazi që u bllokuan nga mbrojtja e Napolit, duke e mbajtur kundërshtarin nën presion, ndërsa Juventusi kërkonte golin e fitores”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërtheu me Comon, Fabregas merr “ofertën” e papritur

05.11.2026

Franco Foda publikon listën për Izraelin dhe Irlandën, tre futbollistë ftohen për herë të parë

06.11.2026

Man Utd kontakton trajnerin e njohur, por ai po pret për Juventusin ose Real Madridin

07.11.2026

Granit Xhaka kritikon ashpër skuadrën pas humbjes, Sunderlandi në krizë rezultatesh

03.11.2026