MAQEDONIA

Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Kosova.Today ·

Delegacioni i VLEN-it i udhëhequr nga bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gjatë vizitës në Komunën e Bogovinës ka inspektuar gjashtë lokacione ku po realizohen dhe janë përfunduar projekte infrastrukturore, sportive dhe rekreative...

Delegacioni i VLEN-it i udhëhequr nga bashkëkryetarët Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gjatë vizitës në Komunën e Bogovinës ka inspektuar gjashtë lokacione ku po realizohen dhe janë përfunduar projekte infrastrukturore, sportive dhe rekreative me vlerë të përgjithshme mbi 150 milionë denarë.

Një nga ndalesat e delegacionit ka qenë fshati Pallçisht, ku nga afër u panë punimet për ndërtimin e shtratit të lumit, projekt ky që synon parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave të tyre.

Sipas Mexhitit, ky investim kap vlerën mbi 40 milionë denarë dhe ka rëndësi të veçantë për uljen e rrezikut nga vërshimet që ndër vite kanë shkaktuar dëme në këtë zonë.

“Gjatë vizitës u evidentuan edhe disa projekte të përfunduara. Në Pirok kanë përfunduar ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferike dhe muri mbrojtës si dhe rikonstruksioni i rrugës Pirok–M4, e njohur si “Rruga e Jurisë”. Ndërkaq, në Kallnik ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës lokale”, ka thënë Mexhiti.

Delegacioni vizitoi edhe projektet sportive dhe rekreative. Salla sportive në Bogovinë është drejt përfundimit, ndërsa në Zherovjan kanë nisur punimet për rikonstruksionin e sallës së sportit. Në Pirok, ndërkaq, po vazhdojnë punimet në fushën sportive dhe këndin e lojërave për fëmijë.

Mexhiti theksoi se gjatë vizitës u panë nga afër rezultatet e investimeve, por edhe punët që mbeten për t’u përfunduar, duke nënvizuar përgjegjësinë e komunës dhe ministrive përkatëse që projektet të realizohen sipas standardeve dhe cilësisë së kërkuar.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

08.11.2026