MAQEDONIA

Mexhiti: Brezi i Manastirit përmbushi detyrën, ne duhet të sigurojmë arsim cilësor në shqip

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së arsimit në gjuhën shqipe, duke kërkuar më shumë përgjegjësi në hartimin, përkthimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore. Në një konferencë...

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së arsimit në gjuhën shqipe, duke kërkuar më shumë përgjegjësi në hartimin, përkthimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore.

Në një konferencë shkencore ndërkombëtare “Ditët e Alfabetit”, të organizuar nga ITShKSh, Mexhiti ka vënë në pah rëndësinë e teksteve shkollore në formimin e nxënësve, duke theksuar se ato duhet të jenë të sakta, të qarta dhe të kuptueshme.

“Një libër shkollor është ndër takimet e para të fëmijës me gjuhën e shkruar, shkencën dhe historinë. Ai duhet të jetë i saktë, i qartë dhe i kuptueshëm, duke i nxitur nxënësit të arsyetojnë, të shtrojnë pyetje dhe të ndërtojnë mendimin e tyre”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka theksuar gjithashtu se në procesin e hartimit dhe vlerësimit të teksteve shkollore duhet të përfshihen drejtpërdrejt mësimdhënësit, krahas pedagogëve, gjuhëtarëve dhe specialistëve të fushave përkatëse.

Duke e lidhur këtë përgjegjësi me historinë e Kongresit të Manastirit, Mexhiti ka përfunduar se sfida e sotme është garantimi i arsimit cilësor në gjuhën shqipe.

“Brezi i Manastirit përmbushi detyrën e kohës së vet. Detyra jonë është t’u sigurojmë fëmijëve arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi për të ecur përpara përmes dijes”, ka shkruar Mexhiti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

Gashi: Më 1 dhjetor në Kuvend ligji për kontratat e përhershme

16.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Arta Bilali-Zendeli: Pas bankave, edhe insulina mbeti në duart e botës serbe! Feniks Farm u mor nga një biznesmen serb i industrisë së kazinove

16.11.2026