KOSOVA

“14.9 milionë euro u blenë rrymë për shtatë ditë”

Kosova.Today ·

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar 14.9 milionë euro. Në një postim në...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimet e importit të energjisë elektrike, duke thënë se vetëm brenda shtatë ditësh janë paguar 14.9 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se nga 28 tetori deri më 3 nëntor, Kosova ka shpenzuar mbi dy milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike.

Ajo ka shkruar se gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, vlera e importeve ka arritur në 205.3 milionë euro, ndërsa që nga viti 2021 ka kaluar një miliard euro.

Sipas deputetes së LDK-së, qytetarëve u është shtrenjtuar energjia elektrike, ndërsa vendi është bërë më i varur nga importi dhe nuk janë realizuar investimet e premtuara në sektorin e energjisë.

“Kjo është kostoja e një qeverisjeje që nuk ka arritur të garantojë siguri energjetike dhe prodhim të mjaftueshëm vendor”, ka shkruar ajo.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

09.11.2026

Era dimër, ky është parashikimi i motit për sot

08.11.2026

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

09.11.2026

Shqiptarët e Luginës sot garojnë mes vete, çfarë vendoset përmes këtyre zgjedhjeve?

08.11.2026