MAQEDONIA

Ministri Ferati mori pjesë në Panel diskutimin në Gjermani- shkëmbehen përvoja për Strategjinë kombëtare të interkulturalizmit 2027–2032

Kosova.Today ·

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati ka marrë pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Qendrën Akademike Sankelmark, në Schleswig-Holstein të Gjermanisë. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati ka marrë pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Qendrën Akademike Sankelmark, në Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ekspertë nga Gjermania dhe Danimarka, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e interkulturalizmit dhe kohezionit social.

Ferati bëri të ditur se përvojat e ndara gjatë panel-diskutimit do të shërbejnë si kontribut i rëndësishëm në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Interkulturalizëm dhe Kohezion Social 2027–2032, proces i cili tashmë ka nisur në kuadër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Ministri gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ekipin e GIZ-it në Maqedoninë e Veriut dhe kolegët në Gjermani për organizimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti.

Strategjia e re synon të përcaktojë drejtimet e politikave për avancimin e interkulturalizmit dhe forcimin e kohezionit social në vend për periudhën 2027–2032.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut: Ja kur pritet rritja e radhës dhe sa mund të përfitojnë punëtorët

08.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026

Adnan Azizi “ia ul veshët” Dimitrievskit: Pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i

08.11.2026