JETA

Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Kosova.Today ·

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1.068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar nivel të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit....

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1.068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar nivel të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit.

Ngarkesa me numër loti 909073 ishte importuar nga kompania BEST BT SH.P.K. në Prizren. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor 2026, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e saj.

Me këtë masë është parandaluar vendosja e ngarkesës në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është një substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance përmes ushqimit paraqet shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të saj kancerogjen.

AUV ka bërë të ditur se masa i referohet vetëm ngarkesës së identifikuar me numrin e lotit 909073, ndërsa kontrollet zyrtare do të vazhdojnë për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk i përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga pozitat e larta fetare në Zvicër, Bashkim Aliu mbetet pa funksione!

08.11.2026

Çfarë është nihilizmi i dhunshëm, ekstremizmi online që po shënjestron kryesisht adoleshentët?

09.11.2026

Thomas Aeschi konfirmon kandidaturën për Këshillin Federal

08.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026