MAQEDONIA

Miteva: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar

Kosova.Today ·

Zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në një intervistë për TV 24 theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar, i cili vazhdon të mbetet i bazuar...

Zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në një intervistë për TV 24 theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar, i cili vazhdon të mbetet i bazuar në programin e përbashkët qeveritar. Por sipas saj, VLEN-i e humbi mundësinë për të treguar se dallon nga BDI-ja dhe, në vend që të distancohej nga retorika etnike, zgjodhi të vepronte në mënyrë të kundërt.

“Ne zhvilluam një fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe bashkuese. Dolëm me program dhe ky është parimi mbi të cilin punojmë dhe kërkojmë besimin e qytetarëve. ‘Një Bërvenicë për të gjithë’ për ne do të mbetet më shumë se një slogan, është një koncept mbi të cilin do të vazhdojmë të punojmë edhe si Qeveri, duke e mbështetur komunën me projekte”, theksoi Miteva.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE nuk ka zhvilluar politikë kalkuluese.

“VLEN-i doli me kandidat të vetin që në raundin e parë. Nëse pyetja është nëse kjo reflektohet në ndonjë mënyrë në koalicionin brenda Qeverisë, përgjigjja ime është jo, sepse ky koalicion qeveritar bazohet në programin e përbashkët dhe institucionet duhet të vazhdojnë zbatimin e tij. VLEN-i pati mundësinë të tregonte se është ndryshe nga BDI-ja, të largohej nga retorika etnike dhe të paraqitej në një dritë tjetër, por e humbi këtë mundësi dhe vendosi të veprojë në të kundërtën”, tha Miteva.

Ajo përshëndeti vullnetin e qytetarëve, por shtoi se gjatë zgjedhjeve u panë edhe aeroplanë të mbushur me njerëz që kishin ardhur për të votuar.

“Nuk mund të luftojmë kundër demografisë. Ne mbetemi të përkushtuar dhe jam e sigurt për atë që kemi thënë: se me kandidatin tonë, Stojanço Radiçevskin, komuna e Bërvenicës do të kishte pasur vërtet zhvillim”, përfundoi Miteva.(INA)

The post Miteva: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”

09.11.2026