JETA

“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn

Kosova.Today ·

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me tashmë të ndjerën Arlinda Zekaj, në zyrën e tij, ku ajo shprehte shqetësimet për sigurinë e vet dhe të djalit...

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me tashmë të ndjerën Arlinda Zekaj, në zyrën e tij, ku ajo shprehte shqetësimet për sigurinë e vet dhe të djalit të saj.

Në audioincizime, Arlinda dëgjohet duke i shprehur policit shqetësimin për gjendjen e djalit dhe mungesën e veprimeve nga institucionet.

“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë ajo Muqollit.

Gjatë bisedës, Zekaj shpreh edhe frikën se mund të vritej, duke paralajmëruar se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

Gazetarja e Dukagjinit, Arta Avidu, ka kontaktuar përmes telefonit Muqollin për të marrë një qëndrim lidhur me përmbajtjen e audioincizimeve.

Megjithatë, ai nuk iu është përgjigjur pyetjeve, duke thënë se ishte i zënë me punë dhe se gazetarja po e pengonte.

Ndër të tjera, Muqolli ka deklaruar se për këtë çështje duhet t’i drejtohen zyrës për informim, pasi, sipas tij, nuk ka të drejtë të prononcohet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Çfarë është nihilizmi i dhunshëm, ekstremizmi online që po shënjestron kryesisht adoleshentët?

09.11.2026

Zvicra përballet me reshje shiu dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

08.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026