Muhamed Murtezi përgënjeshtron lajmin e TCH se është drejtues i FRI-së
Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i ka cilësuar si të pavërteta raportimet se ai drejton Forumin Rinor Islam në Maqedoninë e Veriut, organizatë e cila, sipas raportimeve të publikuara, është përfshirë në listën e...
Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, i ka cilësuar si të pavërteta raportimet se ai drejton Forumin Rinor Islam në Maqedoninë e Veriut, organizatë e cila, sipas raportimeve të publikuara, është përfshirë në listën e organizatave terroriste të Egjiptit.
Në lidhje me: TCH: Egjipti shpalli organizatë terroriste forumin në Maqedoni, që drejtohet nga Muhamet Murtezi
Në një reagim për TV21, Murtezi thekson se nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë drejtues i këtij forumi. Ai pretendon se publikimi i Top Channel ka prapavijë politike, pasi në raportim përmendet edhe përkatësia e tij në VLEN, si dhe solidarizimi me protestat e studentëve në Shqipëri.
“Lajmi i “zbuluar” nga Top Channel dhe i përcjellë nga media të tjera në vend dhe rajon, është absolutisht i pavërtetë. Sepse unë, Muhamet Murtezi, nuk jam dhe nuk kam qenë asnjëherë drejtues i Forumit Rinor Islam. Konsideroj se shpifja e bërë nga Top Channel ka konotacion politik, për shkak se përmend VLEN-in, subjekt të cilit unë i përkas dhe citon solidarizimin tim me protestat e studentëve në Shqipëri”, tha Murtezi për TV21.
Murtezi paralajmëron se ndaj Top Channel dhe mediave të tjera që do të vazhdojnë ta përhapin këtë lajm të rremë, do të ndjekë rrugët ligjore për ta qartësuar këtë gjë deri në fund.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.