JETA

Muriqi flet pas golit dhe fitores ndaj Liverpoolit

Kosova.Today ·

Vedat Muriqi ishte njeriu i mbrëmjes në Stamboll, pasi e realizoi golin që ia siguroi Fenerbahçes fitoren spektakolare 3:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions League. Pas përfundimit të...

Vedat Muriqi ishte njeriu i mbrëmjes në Stamboll, pasi e realizoi golin që ia siguroi Fenerbahçes fitoren spektakolare 3:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar u shpreh tejet i lumtur me suksesin, duke theksuar se kjo fitore kishte rëndësi të veçantë edhe për tifozët, të cilët e kanë mbështetur ekipin në një periudhë të vështirë.

“Jam shumë i lumtur. Këtë fitore ia dedikojmë këtij tifozerie të mrekullueshme. Në javët e fundit po kalonim momente të vështira, por sot treguam edhe një herë se sa klub i madh është Fenerbahçe”, u shpreh Muriqi.

Goli i tij vendimtar e vulosi një përmbysje të madhe ndaj gjigantit anglez, duke e kthyer sulmuesin e Kombëtares së Kosovës në protagonistin kryesor të festës së madhe të tifozëve turq.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

07.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026