SPORTI

Muriqi flet si hero: Do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve

Kosova.Today ·

Fenerbahçe e mposhti Liverpoolin me golin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur për këtë arritje dhe se goli është dhuratë për gjithë tifozët e flaktë të skuadrës. “Kemi kaluar në kohë të vështirë....

Fenerbahçe e mposhti Liverpoolin me golin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur për këtë arritje dhe se goli është dhuratë për gjithë tifozët e flaktë të skuadrës.

“Kemi kaluar në kohë të vështirë. Kemi treguar sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë. E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur gjuajtje që qëlloi shtyllën, kemi pranuar gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, ka deklaruar Muriqi fillimisht.

Ai ka theksuar se në xhiron e kaluar të Championsit, Fenerbahçe e meritoi fitoren por barazoi 2:2 me Slavia Pragën, transmeton albinfo.ch.

“Sot kemi arritur fitore të madhe. Kemi pesë pikë dhe Shakhtari e LASK-u janë para nesh. Synimi jonë kryesor është që ta fitojmë Superligën e Turqisë. Por, do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, është shprehur sulmuesi i Kosovës.

The post Muriqi flet si hero: Do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës

04.11.2026

Ish-trajnerin e Milanit pritet të merr drejtimin e Fenerbahces

03.11.2026

Pascal Schürpf: Xherdan Shaqiri mbetet lojtari më i mirë i Superligës zvicerane

03.11.2026

LAJM I KEQ për Ardon Jasharin, kjo po i ndodh MILANIT kur ai është në fushë!

07.11.2026