JETA

Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?

Kosova.Today ·

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen, kur e shohin që vetë kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë si detyrim ligjor. Ajo ka ngritur shqetësimin për mesazhin që po i jepet qytetarëve, duke theksuar...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen, kur e shohin që vetë kryeministri nuk i përgjigjet Prokurorisë si detyrim ligjor.

Ajo ka ngritur shqetësimin për mesazhin që po i jepet qytetarëve, duke theksuar se sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin.

Postimi i saj:

Pse të mos trimërohen kriminelët në Kosovë, kur nga vetë kreu i shtetit u krijohet bindja se përballja me drejtësinë është çështje zgjedhjeje dhe jo detyrim ligjor?

Kur kryeministri i vendit, për muaj të tërë, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim, çfarë mesazhi u dërgohet qytetarëve dhe çfarë shembulli u jepet atyre që duhet të japin llogari para ligjit?

Sundimi i ligjit fillon nga ata që qeverisin. Askush nuk duhet të jetë mbi drejtësinë!


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Thomas Aeschi konfirmon kandidaturën për Këshillin Federal

08.11.2026

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026