Musmurati kërkon nënshkrimin e marrëveshjes 74-milionëshe për mbeturinat në Prishtinë
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka mbajtur një konferencë për media në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku ka kërkuar që ky institucion të marrë vendimin për modernizimin e shërbimit të pastrimit në kryeqytet...
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka mbajtur një konferencë për media në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku ka kërkuar që ky institucion të marrë vendimin për modernizimin e shërbimit të pastrimit në kryeqytet.
Musmurati ka insistuar për nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën gjermane KfW, e cila përfshin një investim prej 74 milionë euro. Projkti do të sigurojë 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.
“Pikërisht këtu, në këtë institucion, duhet të merret vendimi që do të sjellë ndryshim rrënjësor në shërbimin e pastrimit të Prishtinës”,
thënë Musmurati, duke kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që nënshkruajë marrëveshjen për projektin.
Nënkryetarja e Prishtinës ka deklaruar se kërkesa është drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u dorëzuar dokumentacionin zyrtar për projektin.
“Javën e kaluar u jemi drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ua dorëzuar dokumentacionin zyrtar, vendimin e Qeverisë, dokumentin e KfW-së dhe letrën e përbashkët të palëve të përfshira në projekt”,
theksoi Musmurati.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar më parë se investitori, Banka gjermane KfW, nuk mbështet projektin pasi kërkohet qëndrueshmëri e kompanisë ekzistuese “Pastrimi”, e cila menaxhon mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave.
Sipas Muratis, deklarimi i Ramës se do të shuhet kompania “Pastrimi” dhe do të themelohet një tjetër, tregon paqëndrueshmëri dhe pamundëson zbatimin e projektit nga Qeveria gjermane.
Projkti parasheh një kredi prej 74 milionë euro, i cili do të lehtësojë blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve dhe krijimin e një qendre për riciklimin e mbeturinave, duke rritur kapacitetet e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.
Me pak fjalë
Besianë Musmurati ka kërkuar që Qeveria të nënshkruajë marrëveshjen me KfW për modernizimin e shërbimit të pastrimit në Prishtinë, duke përfshirë investimin e 74 milionë euro. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se kjo marrëveshje mund të çojë në paqëndrueshmëri për kompaninë “Pastrimi” dhe mundëson zbatimin e projektit nga Qeveria gjermane.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.