SHQIPERIA

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të drejtësisë shqiptare

Kosova.Today ·

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës, që ka shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe brezat...

Është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e njohura të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës, që ka shprehur ngushëllimet për familjen, kolegët dhe brezat e studentëve që u formuan nën drejtimin e tij.

Luan Omari cilwsohet si një prej figurave të rëndësishme të mendimit juridik shqiptar dhe një profesor që la gjurmë në formimin e brezave të juristëve.

I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet e larta për drejtësi në Beograd dhe Sofje, duke ndërtuar më pas një karrierë të gjatë akademike dhe shkencore.

Për gati dy dekada, ai drejtoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi në formimin e shumë brezave të juristëve. Përmes studimeve dhe botimeve të tij, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e së drejtës kushtetuese në Shqipëri.

Akademiku Luan Omari ishte gjithashtu anëtar themelues dhe ish-zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, si dhe përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin e Venecias. Për kontributin e tij akademik dhe shkencor, Universiteti i Tiranës e nderoi me titujt “Profesor Emeritus” dhe “Doctor Honoris Causa”.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej emrave të rëndësishëm të jurisprudencës shqiptare, ndërsa vepra dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë akademike të vendit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026