JETA

Ndërpritet qarkullimi i trenave mes Rotkreuzit dhe Zugut pas një aksidenti fatal

Kosova.Today ·

Qarkullimi i trenave në linjën hekurudhore mes Rotkreuzit dhe Zugut u ndërpre përkohësisht të dielën rreth mesditës, pas një aksidenti me pasoja fatale, ku një person humbi jetën. Sipas njoftimit të publikuar nga kompania hekurudhore zvicerane...

Qarkullimi i trenave në linjën hekurudhore mes Rotkreuzit dhe Zugut u ndërpre përkohësisht të dielën rreth mesditës, pas një aksidenti me pasoja fatale, ku një person humbi jetën.

Sipas njoftimit të publikuar nga kompania hekurudhore zvicerane SBB, ndërprerja u shkaktua nga një aksident me përfshirjen e një personi në shina.

Për shkak të incidentit, u prekën linjat hekurudhore IR70, IR75 dhe S1, të cilat qarkullojnë në këtë relacion.

Megjithatë, ndërprerja zgjati për një kohë të shkurtër. Sipas njoftimit të SBB-së, qarkullimi hekurudhor u rikthye në normalitet pak pas orës 13:00.

The post Ndërpritet qarkullimi i trenave mes Rotkreuzit dhe Zugut pas një aksidenti fatal appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

08.11.2026

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Zvicra heton dyshimet për mashtrime me faturimin e testeve për COVID-19

08.11.2026