MAQEDONIA

Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë

Kosova.Today ·

Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht është arrestuar pasi drejtonte veturën në gjendje të dehur dhe në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë. Në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkudhëtarët e tij, për shkak të sjelljes agresive ndaj policisë....

Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht është arrestuar pasi drejtonte veturën në gjendje të dehur dhe në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë. Në pranga kanë përfunduar edhe dy bashkudhëtarët e tij, për shkak të sjelljes agresive ndaj policisë.

Më 28 tetor 2026, policia ka pranuar një denoncim se një veturë e markës “Škoda”, me targa të Tetovës, po lëvizte në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë.

Pas ndërhyrjes së policisë, vetura është ndaluar në pikëpagesën rrugore në Tetovë. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi B.O. (33), nga fshati Dobrosht, ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2,06 promilë alkool në gjak.

Për këtë arsye, ai është privuar nga liria.

Policia ka arrestuar edhe dy bashkudhëtarët e tij, A.J. (27), nga fshati Nerasht, dhe N.A. (38), nga fshati Dobrosht, pasi dyshohet se janë sjellë në mënyrë agresive dhe të vrazhdë ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Të tre personat janë mbajtur në stacionin policor. Sipas njoftimit, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse ligjore.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

09.11.2026

Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit

09.11.2026

Arifi: BDI për 20 vjet nuk zgjodhi asnjë çështje si duhet, Aliti: Çka jeni duke bërë ju (VIDEO)

10.11.2026

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

09.11.2026