MAQEDONIA

Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”

Kosova.Today ·

Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së shpejti rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar. Sipas afateve, pagesat për tremujorin e tretë duhet të...

Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së shpejti rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar.

Sipas afateve, pagesat për tremujorin e tretë duhet të realizohen deri më 30 nëntor, por Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të transferimit të parave.

Shuma maksimale që mund të përfitojë një qytetar është 2.100 denarë për tremujor. Për produktet dhe shërbimet vendore kthehen 20% e TVSH-së, ndërsa për të tjerat 10%.

Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarisë bankare në aplikacion, në mënyrë që të shmangin vonesat në pagesë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

09.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina

08.11.2026