SHOWBIZ

Njomza nënë për herë të dytë, zbulon emrin unik të djalit të porsalindur

Kosova.Today ·

Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e artistes së njohur Violeta Kukaj, është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Njomza përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare, duke prezantuar...

Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e artistes së njohur Violeta Kukaj, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Njomza përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare, duke prezantuar edhe anëtarin më të ri të familjes.

“Nga 3 në 4…”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke zbuluar se familja e tyre tashmë është zgjeruar.

Njomza ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nart.

Në njërën prej fotografive, këngëtarja shihet pranë bashkëshortit të saj, teksa të dy përqafojnë dhe puthin foshnjën. Ndërkaq, në një tjetër imazh ka ndarë buqeta me lule dhe dhurata të marra me rastin e lindjes.

Kujtojmë se Njomza është gjithashtu nënë e një djali tjetër, Mat, i cili tashmë është bërë vëlla i madh.

Me ardhjen në jetë të Nartit, familja e këngëtares tashmë numëron katër anëtarë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

30.10.2026

Egli ‘trazon’ rrjetin, shfaqet zjarr nga ashensori

06.11.2026

Gimbos i vjedhin veturën, Selin flet për incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial

08.11.2026

Klodi thumbon Elijonën, bën deklaratën me të cilin e goditi fort – ajo nuk do të mund të rri pa reaguar

02.11.2026