BOTA

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

Kosova.Today ·

Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me virusin ebola në Republikën Demokratike Kongo tejkaloi 11 mijë, tregojnë të dhënat dje të publikuara qeveritare. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti 11.042, ndërsa kanë...

Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve me virusin ebola në Republikën Demokratike Kongo tejkaloi 11 mijë, tregojnë të dhënat dje të publikuara qeveritare.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti 11.042, ndërsa kanë vdekur 5.387 persona, tregojnë të dhënat. Epidemia e shkaktuar nga varianti i rrallë Bundibuxho të virusit ebola, është shpallur nga mesi i majit. Për këtë lloj të virusit nuk është shpallur terapi efikase, as vaksinë.

Bëhet fjalë për epideminë e dytë më të madhe të ebolës në histori, pas epidemis në Afrikën Perëndimore në periudhën 2014-2016, kur janë infektuar mbi 28.600 perspona, ndërsa jetën e kanë humbur më shumë 11.000.

Sëmundja tashmë u regjistrua në Afrikën Lindore, Qendrore dhe Perëndimore dhe ka përfshirjen më të madhe gjeografike në kontinentin afrikan deri tani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përmbytjet në Gaza lënë pa strehë 350 mijë palestinezë të zhvendosur

09.11.2026

Nis hetimi kundër sulmuesit 24-vjeçar nga Krakov: Akuzohet për nëntë vrasje me elemente terrorizmi

08.11.2026

Punonte në 5 vende njëkohësisht dhe merrte paga nga shteti, zbulohet mashtrimi i madh i 56-vjeçarit!

10.11.2026

Zelensky: Putini jeton në një “realitet tjetër”, SHBA-ja mbështet vlerësimin e Ukrainës për frontin

11.11.2026