JETA

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1.200 vdekje lidhen me vapën

Kosova.Today ·

Vera e vitit 2026, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Zvicër, ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Sipas vlerësimeve të fundit, 1.257 vdekje gjatë periudhës maj deri në gusht lidhen statistikisht me temperaturat e...

Vera e vitit 2026, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Zvicër, ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Sipas vlerësimeve të fundit, 1.257 vdekje gjatë periudhës maj deri në gusht lidhen statistikisht me temperaturat e larta, përcjell albinfo.ch.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti Zviceran për Shëndetin Tropikal dhe Publik (Swiss TPH), në një raport paraprak të përgatitur me kërkesë të Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe Zyrës Federale të Mjedisit.

Sipas raportit, vdekjet e lidhura me vapën përbëjnë rreth 5.5 për qind të të gjitha vdekjeve të regjistruara gjatë kësaj periudhe, ose afërsisht 14 raste për çdo 100 mijë banorë.

Personat e moshuar kanë qenë më të prekurit nga temperaturat ekstreme. Rreth 85 për qind e vdekjeve të lidhura me vapën janë regjistruar te personat e moshës 75 vjeç e lart.

Analiza tregon se rreth 70 për qind e këtyre vdekjeve lidhen me ditët e nxehta ose shumë të nxehta, ndërsa 373 raste janë vlerësuar të kenë ndodhur edhe gjatë ditëve me temperatura më të moderuara.

Sipas ekspertëve, pasojat e verës së vitit 2026 janë të krahasueshme me ato të valës së jashtëzakonshme të të nxehtit të vitit 2003, e cila kishte shkaktuar një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në Zvicër.

Raporti bazohet në krahasimin e temperaturave ditore të regjistruara nga MeteoSwiss me të dhënat e vdekshmërisë nga Zyra Federale e Statistikave.

Megjithatë, shifrat mbeten paraprake, pasi të dhënat për muajin shtator nuk janë përfshirë ende. Një analizë më e plotë dhe përfundimtare pritet të publikohet në pranverën e vitit 2027.

The post Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1.200 vdekje lidhen me vapën appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

09.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026