KOSOVA

Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit

Kosova.Today ·

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme, në zyrën e Presidetes Justina...

Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme, në zyrën e Presidetes Justina Shiroka-Pula.

Duke përmendur Bekim Sejdiun, ish-kandidatin e propozuar nga LDK për kryetar shteti, Osmani tha se ai nuk do ta bënte kurrë një veprim të tillë.

Në vendet e nderit, Osmani tha se duhet të dihet kush e ka vendin, duke shtuar se Deklarata e Pavarësisë dhe fotoja e Rugovës s’janë dekore, por themele të shtetit, transmeton Klankosova.tv

“Besoj që e gjithë Kosova e din, që Bekim Sejdiu, një kandidat i jashtëzakonshëm që e patëm propozuar për president, asnjëherë nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë e as foton e presidentit historiku. Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme, në vendet e nderit dihet kush e ka vendin. S’mund të konsiderohen si elemente dekori. S’janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës. Kushdo që e relativizon atë, po e relativizon vetë histonë e Kosovës”, tha Osmani. /Klankosova.tv

The post Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

11.11.2026

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

10.11.2026

Adnon Jashari ende në arrati: Gjykata e Prishtinës nis sot seancën ndaj tij për vrasjen e Diana Kastratit

10.11.2026

Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta

11.11.2026