KOSOVA

Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

Kosova.Today ·

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një takim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku ka folur për Kosovën dhe sfidat e demokracisë në rendin e ri...

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një takim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku ka folur për Kosovën dhe sfidat e demokracisë në rendin e ri botëror.

Përmes një postimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke theksuar se këto vlera duhet të mbrohen pa standarde të dyfishta.

Ajo ka theksuar se zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare përfaqëson një popull që e njeh çmimin e lirisë dhe që nuk pranon që sovraniteti, dinjiteti dhe të drejtat e tij të maten me madhësinë e shtetit.

Osmani ka vënë në pah edhe rëndësinë e përfaqësimit të Kosovës në diskutimet ndërkombëtare për sfidat politike dhe demokratike në botë./Klankosova.tv.

The post Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre

09.11.2026

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

09.11.2026

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

09.11.2026

Mblidhen katër komisione parlamentare, edhe ai për rastin e Arlinda Zekajt

09.11.2026