Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Përmes një postimi në Facebook...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja ka thënë se Kosova po e paguan çmimin e largimit nga aleatët, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se pasojat e kësaj situate po shihen edhe përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të Bashkimit Evropian, ku, sipas saj, Kosova nuk është ftuar.
“Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda”, ka paralajmëruar ajo.
Osmani ka kërkuar që organizatorët e forumit në BE të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë rast, por ka thënë se Brukseli nuk mund t’i zëvendësojë miqtë që, sipas saj, pushteti aktual i ka larguar.
“Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, ka shkruar Osmani.
The post Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.