MAQEDONIA

Paguan 14 mijë euro për shtëpi të re, çifti nga Kumanova mbetet në rrugë!

Kosova.Today ·

Një çift bashkëshortor nga Kumanova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një shumë prej 14 mijë eurosh, pas një marrëveshjeje për shembjen e një objekti të vjetër dhe ndërtimin e një shtëpie të re, raporton TVFesta.mk. Sipas...

Një çift bashkëshortor nga Kumanova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një shumë prej 14 mijë eurosh, pas një marrëveshjeje për shembjen e një objekti të vjetër dhe ndërtimin e një shtëpie të re, raporton TVFesta.mk.

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 9 nëntor 2026, në orën 12:00, një 51-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare kanë paraqitur denoncim ndaj personit me inicialet M.K., duke pretenduar se janë mashtruar për shumën prej 14 mijë eurosh.

Sipas denoncimit, çifti kishte lidhur marrëveshje me M.K. për shembjen e objektit ekzistues dhe ndërtimin e një objekti të ri banimi.

Megjithatë, personi i denoncuar dyshohet se ka shembur vetëm shtëpinë e vjetër, pa filluar fare punimet për ndërtimin e objektit të ri.

Çifti ka deklaruar se, pavarësisht mosrealizimit të marrëveshjes, M.K. ka refuzuar t’ua kthejë paratë.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të denoncimit. /tvfesta


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje

10.11.2026

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

10.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026