E pazakontë: I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të një përgjigjeje për skijimin
Pas 13 vjetësh qëndrimi në Neuenhof të kantonit Aargau, kërkesa e saj për natyralizim u refuzua nga komuna. Këshilli Qeveritar i kantonit e ka pranuar ankesën e saj dhe ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të intervistës. Një gruaje nga...
Pas 13 vjetësh qëndrimi në Neuenhof të kantonit Aargau, kërkesa e saj për natyralizim u refuzua nga komuna. Këshilli Qeveritar i kantonit e ka pranuar ankesën e saj dhe ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të intervistës.
Një gruaje nga Turqia, e cila jeton prej 13 vjetësh në komunën Neuenhof të kantonit Aargau, i është refuzuar kërkesa për marrjen e shtetësisë zvicerane, pavarësisht se posedon dëshmi të vlefshme të njohjes së gjuhës, raporton albinfo.ch.
Gjatë intervistës para komisionit të natyralizimit, në dhjetor të vitit 2025, ajo e kaloi testin e njohurive qytetare me rezultat të ngushtë. Megjithatë, nuk arriti t’u përgjigjej saktë disa pyetjeve, përfshirë ato për sistemin pensional me tri shtylla dhe kështjellat e kantonit Aargau.
Veçanërisht problematike u konsiderua pyetja se cili sport është tipik për Zvicrën, ku gruaja u përgjigj me “skijimi”. Këshilli Qeveritar i kantonit e kritikoi mënyrën e zhvillimit të intervistës, pranoi ankesën e saj dhe ia ktheu rastin komunës për rishqyrtim nga këshilli komunal.
Komuna e Neuenhofit e ka kundërshtuar akuzën për praktikë të ashpër në proceset e natyralizimit, por ka bërë të ditur se do ta pranojë vendimin. /Albinfo.ch
The post E pazakontë: I refuzohet pasaporta zvicerane për shkak të një përgjigjeje për skijimin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.