KOSOVA

Kok’aina përgatitej në objektin ku banonte Astrit Haraqija, paratë numëroheshin çdo të diel – detajet nga dosja e Prokurorisë

Kosova.Today ·

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për grupin e dyshuar të trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, në të cilin dyshohet se ishte i përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija. Sipas...

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për grupin e dyshuar të trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, në të cilin dyshohet se ishte i përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, të siguruar nga mediat, Prokuroria pretendon se një objekt banesor në Prishtinë, ku jetonte edhe ish-ministri Haraqija, shfrytëzohej për takime mes të dyshuarve dhe përgatitjen e substancave narkotike për shpërndarje.

Në dosje thuhet se Jeton Stanovci, Mërgim Stanovci, i cili ndodhet në arrati, dhe Astrit Haraqija takoheshin në këtë objekt, ku dyshohet se përgatitej kokaina e sjellë nga Mërgimi.

Sipas organit të akuzës, droga ndahej në sasi të vogla dhe më pas i dorëzohej Gëzim Fekës për shitje dhe shpërndarje.

Por një tjetër detaj që bie në sy është mënyra se si dyshohet se funksiononte menaxhimi i parave të përfituara nga shitja e drogës.

Prokuroria pretendon se Albana Xhemajli-Ramadani, bashkëjetuese e Jeton Stanovcit, kishte rolin e mbledhjes së parave nga Gëzim Feka, Arjanit Beqiri dhe Albert Krasniqi.

Sipas dosjes, kryesisht çdo të diel bëhej barazimi i pagesave për sasitë e kokainës së shitur, ndërsa grupi furnizohej me sasi të reja për shpërndarjen e javës pasuese.

Ndërkohë, Baftije Feka dyshohet se kishte për detyrë ruajtjen e drogës që shiste bashkëshorti i saj, Gëzim Feka, si dhe mbajtjen e parave të përfituara.

Çfarë u gjet në banesën e ish-ministrit?

Gjatë bastisjes në banesën e Astrit Haraqisë, Policia ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë, para të gatshme dhe dy telefona iPhone.

Prokuroria dyshon se Haraqija e posedonte armën pa leje, për çka e ngarkon edhe me dyshimin për veprën penale të posedimit të paautorizuar të armëve.

Në anën tjetër, Haraqija ka mohuar përfshirjen në aktivitetet e dyshuara kriminale.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj gjashtë të arrestuarve, duke pretenduar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit në dëshmitarë, ndërhyrjes në prova dhe përsëritjes së veprës penale.

Operacioni policor i koduar “Heshtja”, i realizuar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, rezultoi me gjashtë të arrestuar dhe sekuestrimin e drogës dhe aseteve të tjera në vlerë mbi 300 mijë euro.

Shënim: Personat e përmendur konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos

16.11.2026

Nga Graçanica në Bruksel, Nagavci kujton historinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”

16.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026