MAQEDONIA

Përleshje fizike mes dy grupeve të tifozëve maqedonas, disa përfundojnë rëndë në spital

Kosova.Today ·

Një përleshje fizike mes grupeve të tifozëve “City Park Boys” dhe “Family” ka ndodhur sonte përpara qendrës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në këtë incident disa janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në spital, përcjell...

Një përleshje fizike mes grupeve të tifozëve “City Park Boys” dhe “Family” ka ndodhur sonte përpara qendrës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në këtë incident disa janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në spital, përcjell INA.

Sipas informacioneve të portaleve maqedonase, tifozët e “City Park Boys” kishin ardhur për të mbështetur Rabotniçkin në ndeshjen kundër Shkupit, por pak para fillimit të takimit janë pritur nga tifozët “Family” të MZT Shkupit.

Dy grupet janë përleshur fizikisht, me ç’rast ka edhe persona të lënduar më rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur njësitet policore të ndërhyrjes së shpejtë për të ndarë dy grupet, ndërsa disa tifozë me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Urgjente për shkak lëndimeve të rënda.

Pas incidentit është përforcuar siguria brenda në palestër ku është luajtur ndeshja.

Më parë, pamje me video nga përleshja janë shfaqur në media dhe në rrjetet sociale. Tani për tani nuk ka informacione zyrtare nga MPB-ja për numrin e të lënduarve dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur përleshja.(INA)

kliko videon KËTU


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026

Shaqiri porosi Dimitrievskit: Nëse të pengon shqipja, Vranjën e ke afër

08.11.2026

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026