SHQIPERIA

U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Kosova.Today ·

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, ka reaguar para operacionit të kryer në Itali. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas...

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre ditëve më parë, ka reaguar para operacionit të kryer në Itali.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenare.

Në një reagim për Top Channel, ai thotë se doktorët i kanë dhënë shumë shpresa se operacioni do të shkojë me sukses.

Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026