JETA

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit nga Deçani

Kosova.Today ·

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani, i cili është raportuar i zhdukur. Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i mituri është larguar nga...

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani, i cili është raportuar i zhdukur.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i mituri është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.

Deri më tani, nuk dihet vendndodhja e tij.
Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes sa më të shpejtë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e 13-vjeçarit, të lajmërojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Autoritetet theksojnë se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e të miturit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

07.11.2026

Zvicra rrit interesin e kursimeve pensionale në 2% nga viti 2027

07.11.2026