MAQEDONIA

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi e ke Nikolla Micevskin!”

Kosova.Today ·

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar për mungesë autonomie në vendimmarrje dhe për pengimin e seancës së pyetjeve parlamentare. Sipas AKI-së...

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar për mungesë autonomie në vendimmarrje dhe për pengimin e seancës së pyetjeve parlamentare.

Sipas AKI-së, Gashi po vepron nën ndikimin e Nikolla Micevskit, ndërsa deputetët e shumicës parlamentare po përpiqen të arsyetojnë anulimin e seancës.

“Koha e rezervuar për pyetjet parlamentare të opozitës nuk mund të anashkalohet apo të interpretohet sipas nevojave të shumicës”, theksojnë nga AKI.

Ata kritikuan edhe deputeten Saranda Imeri, duke kërkuar që ajo t’u kërkojë llogari ministrave që i ka votuar dhe mbështetur, në vend që të arsyetojë mungesën e tyre në Kuvend.

Lidhur me marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, AKI sqaroi se ratifikimi është pjesë e seancës nr. 129 dhe jo e seancës nr. 130, të paraparë për pyetje parlamentare.

“Le të mbahet seanca nr. 129 dhe ne do ta votojmë marrëveshjen, ashtu siç e miratuam në Komisionin për Politikë të Jashtme”, deklaruan nga grupi parlamentar i AKI-së.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12.11.2026

Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptarë

12.11.2026

Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro!

12.11.2026

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

12.11.2026