JETA

Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”

Kosova.Today ·

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës. Presidenca tha se Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi...

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.

Presidenca tha se Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e “forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026

Imami Bashkim Aliu jep dorëheqje pas zbulimit të deklaratave homofobike

10.11.2026

“Uberizimi” i kriminalitetit: Të rinjtë rekrutohen përmes rrjeteve sociale për vjedhje dhe mashtrime

09.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026