KOSOVA

Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

Kosova.Today ·

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me debatet e fundit në opinion publik për pretendimet se fotografia e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e këtij institucioni. Nga...

Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me debatet e fundit në opinion publik për pretendimet se fotografia e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e këtij institucioni.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se asnjëri prej këtyre elementeve nuk është larguar dhe se të dy vazhdojnë të jenë në hapësirat e institucionit.

“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Ky reagim vjen pas kritikave të shumta, veçanërisht nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar atë që e kanë cilësuar si largim të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë ato në vendin e tyre, duke theksuar rëndësinë historike të Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë për shtetin e Kosovës.

The post Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

08.11.2026

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

09.11.2026

Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli

08.11.2026

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

09.11.2026