KOSOVA

Presidentja e dekreton ligjin për Byronë, Haxhiu: Secili që ushtron funksion publik duhet të ketë burim të ligjshëm e të dokumentuar të pasurisë

Kosova.Today ·

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka dekretuar shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Këtë dekret ajo ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj...

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka dekretuar shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë dekret ajo ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.

“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij. Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”.

Ajo tha se Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë, ndërsa shtoi se “qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paralajmërime për dimër të vështirë me rrymën, bizneset dhe qytetarët përballë kostove të larta

13.11.2026

Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

13.11.2026

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? “Nuk e kam më atë ndjenjë”, Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj në rrugën romantike (VIDEO)

12.11.2026

Përleshje në Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshohet se “Cobra” sulmoi “Italianin”

12.11.2026