Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash
Pas qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi në Tiranë. Me të mbërritur në këtë zonë, ata janë ndalur në rrethrrotullim dhe kanë...
Pas qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi në Tiranë.
Me të mbërritur në këtë zonë, ata janë ndalur në rrethrrotullim dhe kanë vendosur në mes të rrugës një kosh mbeturinash, të cilit i kanë vënë flakën, si dhe një shufër metalike, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Edhe në këto momente, protestuesit vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
“Ne nuk harrojmë”, studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, u vënë flakën koshave të mbeturinaveThe post Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.