SHQIPERIA

Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin...

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Nga ana tjetër, studentët vijojnë të mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këmbëngulin në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestat vijojnë çdo ditë që prej 13 tetorit, kur gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit dhe institucionet shtetërore për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Në mbështetje të protestuesve kanë dal edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

The post Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e arsyetuar për ministren virtuale “Diella”

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

09.11.2026