JETA

Sot protestohet në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti

Kosova.Today ·

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka theksuar se protesta...

Sot në Prishtinë do të mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që nis në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka theksuar se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave.

“Albin Kurti, ditët e llogaridhënies kanë ardhur! Nesër nuk dalim për parti, por për qytetarët, për familjet tona dhe për të ardhmen e Kosovës. Nuk kërkojmë ndërrim ministrash. Kërkojmë dorëheqjen e Albin Kurtit!”, kishte shkruar Aliu në thirrjen e tij për protestë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Republika është e qytetarëve!”.

Protesta pritet të nisë sot në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Pse një orë mësimi në shkollë zgjat 45 minuta?

09.11.2026