JETA

Protesutesit hedhin tymuese te Ministria e Drejtësisë dhe Policia e Kosovës, kërkohet drejtësi për Arlindën

Kosova.Today ·

Është mbajtur protestë në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale. Protestuesit kanë marshuar me pankarta të ndryshme, përmes të cilave...

Është mbajtur protestë në Prishtinë në kuadër të protestës mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë marshuar me pankarta të ndryshme, përmes të cilave kanë shprehur revoltën ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe kanë kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për to.

Protesutesi më pas kanë vazhduar dhe janë ndalur te Ministria e Drejtësisë ku kanë hedhur tymuese, dhe më pas kanë vazhduar te Policia e Kosovës ku kanë lëshuar edhe auto-incizimin e Arlindës me policin Faruk.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin mesazhet:

“Patriarkati e feston djalin, e çikën as nuk e mbron”.

“Siguria e grave është përgjegjësi shtetërore”.

“Shkarkim, burgim, dorëheqje”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet

07.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026