KOSOVA

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

Kosova.Today ·

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme. Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e kushte më të mira në vendin e punës. “Të nderuar punëtorë, vazhdojmë...

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme.

Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e kushte më të mira në vendin e punës.

“Të nderuar punëtorë, vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bajmë në KEK.

JO të varfëruar, JO të nëpërkëmbur, JO të pavlerësuar, JO pa dinjitet dhe JO të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë. TË VENDOSUR, VAZHDOJMË TË BASHKUAR!”, ka shkruar Sindikata e Re e KEK’ut.

Protesta do të mbahet në Prishtinë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

13.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

13.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026