SHQIPERIA

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

Kosova.Today ·

Në fshatin turistik të Linit po kryhen punimet për furnizimin me ujë të rrjedhshëm dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Prej vitesh, zona vuante mungesën e këtyre shërbimeve bazike, ndërsa shkarkimi i ujërave të zeza në liqenin e...

Në fshatin turistik të Linit po kryhen punimet për furnizimin me ujë të rrjedhshëm dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Prej vitesh, zona vuante mungesën e këtyre shërbimeve bazike, ndërsa shkarkimi i ujërave të zeza në liqenin e Ohrit shkaktonte ndotje, erë të pakëndshme dhe shqetësime për banorët dhe turistët.

Megjithatë, ndërsa vijojnë punimet për realizimin e projektit, nuk kanë munguar debatet mes zbatuesve të tij dhe banorëve. Këta të fundit kërkojnë garanci për lidhjen e të gjitha familjeve me sistemin e kanalizimeve, si dhe rikonstruksionin e rrugëve të dëmtuara. Drejtuesi i punimeve, Elio Dodaj, thotë se problematikat do të marrin zgjidhje me përfundimin e projektit.

Problematika e ujërave të zeza në Lin dhe në disa fshatra përgjatë liqenit të Ohrit ka qenë ndër kërkesat kryesore të UNESCO-s drejtuar qeverisë shqiptare. Sipas kësaj organizate, shkarkimet e patrajtuara përbënin rrezik për florën dhe faunën e liqenit, duke e bërë zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishme edhe për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Lini është një nga fshatrat turistikë më të vizituar të juglindjes, falë natyrës, siteve kulturore dhe historisë së lashtë.

The post Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13.11.2026

PS propozon ndryshime në ligjin për sponsorizimet në fushat e artit, kulturës dhe sportit

12.11.2026

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12.11.2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

12.11.2026