JETA

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Kosova.Today ·

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, thanë se nuk e shohin dorëheqjen si...

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, thanë se nuk e shohin dorëheqjen si formë për të “kontribuuar” në çështjen e Arlinda Zekajt

Para qeverisë, ajo u shpreh e ashpër ndaj tyre.

“Qysh sju vjen turp, a keni pasë gjak shqiptari. Ju sot as dhimbjen nuk e respektoni, jeni t’u bo hajgare me neve. Po na shkojnë vajzat tona, po na shkon rinia? Turpi s’paska kufij a?”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ministrat Gërvalla e Sveçla kanë mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe kanë folur lidhur me raportin e dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Që të dy kanë deklaruar se nuk e mendojnë dorëheqjen.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Thomas Aeschi konfirmon kandidaturën për Këshillin Federal

08.11.2026

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026

Gjeneva ashpërson rregullat për qiratë afatshkurtra përmes Airbnb

09.11.2026