JETA

Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra, unë vetëm i nënshkruaj

Kosova.Today ·

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk merret me emra të përveçëm lidhur me emërimet në shërbimin diplomatik, duke iu referuar rastit të mbesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk merret me emra të përveçëm lidhur me emërimet në shërbimin diplomatik, duke iu referuar rastit të mbesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cila është raportuar në media se është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

Konjufca ka thënë se emërimet dhe lëvizjet brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhen nga një komision i pavarur, ndërsa roli i tij është vetëm nënshkrimi i vendimeve që i propozohen.

“Nuk merrem me emra të përveçëm, ato i bën një komision i pavarur brenda MPJ-së, domethënë i kemi bërë 54 lëvizje, ata m’i sjellin, unë vetëm i nënshkruaj”, ka deklaruar Konjufca.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

07.11.2026