JETA

Rasti i Arlindës, Gjini: Institucionet ta marrin përgjegjësinë, është dashur të ketë dorëheqje

Kosova.Today ·

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar institucionet e shtetit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. Gjini ka thënë në emisionin “DPT te Fidani” se institucionet kanë qenë vazhdimisht të...

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar institucionet e shtetit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Gjini ka thënë në emisionin “DPT te Fidani” se institucionet kanë qenë vazhdimisht të njoftuara për problematikat që kanë ekzistuar dhe se, për këtë arsye, duhet ta marrin përgjegjësinë për rastin.

Ai ka theksuar se, ndonëse është i bindur se askush nuk ka dëshiruar të ndodhte një tragjedi e tillë, përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget.

“Jam i bindur që s’kanë pasur dëshirë të ndodhë diçka e tillë, ama duhet ta marrin përgjegjësinë, për shkak se institucionet e shtetit kanë qenë të njoftuara në vazhdimësi me problematikën që ka ekzistuar”, ka deklaruar Gjini, njofton Klankosova.tv.

Ai ka shtuar se është dashur të ketë dorëheqje të tjera lidhur me këtë rast.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Industria e naftës akuzohet për pengimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike në Zvicër

09.11.2026

Zvicër: Refuzimi i financimit shtesë të pensioneve mund të shkaktojë humbje miliardëshe

09.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026