SHENDETI

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

Kosova.Today ·

Një paciente shtetase e huaj është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK më 1 gusht. Sipas njoftimit të QKUK pacientja është transferuar në Klinikën Infektive ku është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku...

Një paciente shtetase e huaj është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK më 1 gusht.

Sipas njoftimit të QKUK pacientja është transferuar në Klinikën Infektive ku është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është endemike.

Për këtë arsye në bazë të analizave është konfirmuar diagnoza e malaries.

Infektologu Gramoz Bunjaku përmes një postimi në Facebook dha disa këshilla për qytetarët që udhëtojnë në vendet endemike për malarie.

Postimi i plotë:

1. Udhëtimi në vendet me malarie nuk fillon në aeroport, fillon te specialisti i sëmundjeve infektive.
2. Mos u nisni pa profilaksën e duhur. Malaria mund të shndërrohet në një urgjencë kërcënuese për jetën brenda pak orësh.
3. Në Kosovë, terapia e linjës së parë për malarien e rëndë (artesunate intravenoz) mund të mos jetë gjithmonë e disponueshme menjëherë. Prandaj, para kthimit nga një vend endemik, konsultohuni me specialistin e sëmundjeve infektive për planin e duhur të veprimit dhe, kur rekomandohet, siguroni terapinë e nevojshme.
4. Parandalimi është trajtimi më i mirë. Një konsultë para udhëtimit mund t’ju shpëtojë jetën.
5. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2025, 83 vende dhe territore mbeteshin endemike për malarie.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Temperaturat e larta: frutat që duhen konsumuar gjatë ditëve të nxehta

02.08.2026

Shenjat e dehidratimit që nuk duhet të injorohen

05.07.2026

Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo

08.11.2026

“S’mund ta përjashtojmë”: Shkencëtarët e Covid19 dyshonin privatisht se virusi mund të kishte dalë nga laboratori

25.07.2026