SPORTI

Tami flet për refuzimin e Lutfi Dalipit për Zvicrën: E kuptoj që nuk ka vend për të

Kosova.Today ·

Pierluigi Tami, të cilit po i përfundon periudha si drejtor i përfaqësueses së Zvicrës, ka folur për vendimin e futbollistit Lutfi Dalipi që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë, transmeton albinfo.ch. Në konferencën e tij...

Pierluigi Tami, të cilit po i përfundon periudha si drejtor i përfaqësueses së Zvicrës, ka folur për vendimin e futbollistit Lutfi Dalipi që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën ose Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.

Në konferencën e tij të fundit për media, Tami u ndal edhe te çështja e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë, duke komentuar refuzimin e Dalipit për të vazhduar karrierën ndërkombëtare me Zvicrën.

Futbollisti i Young Boysit, i cili këtë sezon është i huazuar te Vaduzi, ka vendosur të zgjedhë një nga dy përfaqësueset shqiptare.

Tami bëri të ditur se federata ia kishte paraqitur Dalipit perspektivat e tij të ardhshme, por konkurrenca në ekipin zviceran është shumë e fortë.

“Ne ia përshkruam perspektivat e tij të ardhshme”, u shpreh Tami, duke iu referuar konkurrencës me Johan Manzambin, Fabian Riederin dhe Alvyn Sanchesin.

“Nëse duam ta marrim Dalipin me vete, duhet ta lëmë njërin prej tyre në shtëpi. Mund ta kuptoj që Murat Yakin nuk ka vend për të”, deklaroi ai.

Në konferencë, Tami foli edhe për mungesën e kapitenit Granit Xhaka në dy ndeshjet e ardhshme të Zvicrës. Mesfushori mungon këtë herë për shkak të një lëndimi, ndërsa në katër ndeshjet e para të këtij edicioni kishte munguar për shkak të çështjes së certifikatës së falsifikuar të COVID-19.

Zvicra do të përballet të premten me Slloveninë në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë do ta presë Skocinë. Të dyja ndeshjet i takojnë Grupit B1 të Ligës së Kombeve./Albinfo.ch

The post Tami flet për refuzimin e Lutfi Dalipit për Zvicrën: E kuptoj që nuk ka vend për të appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për Kosovën, përfundon rikuperimi i fushës para ndeshjes me Izraelin

07.11.2026

Dy talentë të Bayern Munichut ftohen për herë të parë te Kosova U17

11.11.2026

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

08.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026