SHQIPERIA

E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Krumë të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën. Sipas raportimeve të policisë, ka ndërruar jetë A. Q., 46 vjeç, të cilit, teksa drejtonte një mjet sportiv, i...

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Krumë të Hasit, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Sipas raportimeve të policisë, ka ndërruar jetë A. Q., 46 vjeç, të cilit, teksa drejtonte një mjet sportiv, i është përmbysur aksidentalisht dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, nga ky aksident i plagosur ka mbetur vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ka qenë pasagjer dhe ndodhet në Spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026