KOSOVA

37 vite nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Kosova.Today ·

Dje u shënua 37-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me ç’rast u zhvilluan homazhe shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Në nderimet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve në Velani morën pjesë...

Dje u shënua 37-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me ç’rast u zhvilluan homazhe shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Në nderimet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve në Velani morën pjesë Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e shoqëruar nga Kryeministri Albin Kurti.

Gjatë homazheve, udhëheqësit e shtetit nderuan figurën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre sublime në rrugën e Kosovës drejt lirisë. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka-Pula theksoi se sakrifica e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri.

“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan” — u shpreh Presidentja Shiroka-Pula.

Pas nderimeve në Velani, homazhet vazhduan edhe te vendi i rënies heroike të dëshmorëve në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku 37 vite më parë ata u rrethuan dhe u flijuan pas një përballjeje me forcat pushtuese serbe.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026

Vdekja e argjentinases në Kosovë, Avokati Gashi kërkon të dijë nëse përkthyesja ka jetuar në Zvicër

09.11.2026

Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

08.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026