JETA

Restoranti i Andreas Caminadës në mesin e 50 më të mirëve në botë, Zvicra përfaqësohet me një lokal

Kosova.Today ·

Restoranti zviceran Schloss Schauenstein, i drejtuar nga shefi i njohur i kuzhinës Andreas Caminada, është përfshirë sërish në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë, transmeton albinfo.ch. Në renditjen e fundit, restoranti i vendosur në...

Restoranti zviceran Schloss Schauenstein, i drejtuar nga shefi i njohur i kuzhinës Andreas Caminada, është përfshirë sërish në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë, transmeton albinfo.ch.

Në renditjen e fundit, restoranti i vendosur në Fürstenau të kantonit të Graubündenit ka zënë vendin e 39-të, duke shënuar përparim në krahasim me renditjen paraprake. Schloss Schauenstein është i vetmi restorant nga Zvicra që figuron në listën e 50 më të mirëve në botë.

Ndërkaq, titullin e restorantit më të mirë në botë këtë vit e ka fituar Asador Etxebarri, i vendosur në Atxondo të rajonit bask në Spanjë.

Renditja bazohet në votat e më shumë se 1.100 anëtarëve të jurisë, të cilët vlerësojnë restorantet nga vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, lista prestigjioze nuk ka kaluar pa kritika. Procesi i përzgjedhjes është vënë në pikëpyetje për shkak të pretendimeve lidhur me lobimin dhe ndikimin e mundshëm në rezultatet e renditjes.

Përfshirja e Schloss Schauenstein në këtë listë konfirmon praninë e gastronomisë zvicerane në mesin e destinacioneve të njohura kulinare ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Restoranti i Andreas Caminadës në mesin e 50 më të mirëve në botë, Zvicra përfaqësohet me një lokal appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

07.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet

07.11.2026