SPORTI

Enis Rexhepi drejt Kosovës? Talenti i Stuttgartit takohet me drejtuesit e FFK-së

Kosova.Today ·

Futbollisti i ri Enis Rexhepi mund të jetë një nga emrat që do të shqyrtojnë mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch. 18-vjeçari, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, është takuar...

Futbollisti i ri Enis Rexhepi mund të jetë një nga emrat që do të shqyrtojnë mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

18-vjeçari, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, është takuar të premten e kaluar në Stuttgart me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Sipas informacioneve të bëra publike, bisedimet mes palëve kanë qenë shumë pozitive, ndërsa Rexhepi po e konsideron seriozisht mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur ndonjë vendim përfundimtar nga futbollisti, ndaj mbetet të shihet nëse ai do të zgjedhë të veshë fanellën e Kosovës në vazhdim të karrierës së tij ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Enis Rexhepi drejt Kosovës? Talenti i Stuttgartit takohet me drejtuesit e FFK-së appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga refugjat lufte në Angli te ëndrra për Kosovën: Binjakët Hoxha synojnë futbollin profesionist

05.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026

“Dështimi më i madh në histori të Man Utd” gjen klub të ri në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll

07.11.2026

Florent Hajdini zgjedh Kosovën, refuzon Austrinë U21

05.11.2026