KOSOVA

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

Kosova.Today ·

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese, shkruan Express. Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese, shkruan Express.

Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

Tutje ministrja Rizvanolli ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

“Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo, raporton Express.

Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

“Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

13.11.2026

Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

13.11.2026

Dibran Hoxha “Kobra” dhe Andi Pajaziti “Italiani” përleshen në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026

Dalin detaje të reja, “Cobra” rrah “italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

12.11.2026