JETA

Ronaldo pensionohet nga kombëtarja e Portugalisë

Kosova.Today ·

Ylli i futbollit botëror dhe kapiteni legjendar i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka vendosur përfundimisht t’i japë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren. Njoftimi ka ardhur përmes një postimi zyrtar në rrjetet e tij sociale, ku sulmuesi i...

Ylli i futbollit botëror dhe kapiteni legjendar i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka vendosur përfundimisht t’i japë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren.

Njoftimi ka ardhur përmes një postimi zyrtar në rrjetet e tij sociale, ku sulmuesi i Al Nassr ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

“Ishte një vendim i vështirë, por në momentin e duhur”, është shprehur shkurtimisht ylli portugez në mesazhin e tij.
Vendimi i 5-herë fituesit të Topit të Artë prihshëm vjen edhe si rrjedhojë e tensioneve dhe problemeve që pati muajin e kaluar me trajnerin Jorge Jesus, duke përshpejtuar kështu vendimin për t’u larguar nga përfaqësuesja.

Ronaldo e mbyll kështu kapitullin më të lavdishëm në historinë e përfaqësueses portugeze, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Trajneri i ri i Fenerbahces merr vendimin e rëndësishëm për Vedat Muriqin

07.11.2026

Zvicra rrit interesin e kursimeve pensionale në 2% nga viti 2027

07.11.2026

Zvicra mundëson trajnim me orar të pjesshëm për specialistët e doganës dhe sigurisë kufitare

09.11.2026